Skandali / Dosja e vjedhjes së zgjedhjeve që na la jashtë Europës u pushua nga reforma në drejtësi e Yuri Kim

272
Sigal

Ashtu siç edhe pritej, për dosjen e famshme nr. 184 mbi hetimin e krimeve zgjedhore të dyshuara në zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, ka përfunduar hetimi. Pas ping-pongut mes prokurorive, dosja që trazoi politikën në vend pas publikimit nga BILD të përgjimeve të saj, prokuroria e Dibrës ka pushuar akuzat për shumicën e personave të akuzuar. Në përfundim të hetimit janë marrë të pandehur 4 persona. I pandehur është marrë Robert Aga, ish-shef i komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre. Drini Gjeci ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për shpërdorim detyre. Hasan Hoti, njësia administrative Lurë akuzuar për kanosje të zgjedhësve. Për pjesën tjetër të personave nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj., është kërkuar pushimi i çështjes. Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale. Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë Krime të rënda SPAK të paktën 5 herë. Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër.