Skandali/ Agjencia Europiane e Mjedisit i jep detin Jon Greqisë, pse hesht Rama…

812
Sigal

Rigers Bakiu, profesor i Universitetit Bujqësor, ka denoncuar në rrjetet sociale një skandal ku është përfshirë drejtpërsëdrejti Agjencia Europiane e Mjedisit.

Kjo e fundit në azhornimin e fundit të hartave të saj, e ka hequr detin Jon nga territori i Shqipërisë dhe ia ka kaluar Greqisë.

Profesori Bakiu lidhur me këtë skandal ka njoftuar edhe Kryeministrinë, pra kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili të paktën publikisht nuk ka reaguar.

“Një ditë të bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë. Ai zhduket në raportin e fundit mbi Rajonizimin Detar, përgatitur e publikuar në 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Ju lutem shpërndajeni sa më shumë, sepse kërkohet një sensibilizim mbarëkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje. Është njoftuar nga unë edhe Kryeministria nëpërmjet Twitter”, shkruan Bakiu.

Skandali vjen në një kohë kur negociatat për caktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duket se janë bllokuar, ndërsa prej disa ditësh ka lindur një debat lidhur me tabelat dygjuhëshe të vendosura në zonat në jug të vendit, ku si gjuhë e parë është përdorur ajo greke.

Tabelat janë hequr nga ARRSH pas denoncimeve dhe reagimeve të shumta publike.