Skandalet/ Edi Rama kërkon të bllokojë mediat e huaja, që të mos lexohen në Shqipëri

520
Sigal

Një delegacion i përbërë nga shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve ka qëndruar në Tiranë në një mision ndërkombëtar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Qëllimi i misionit ishte mbledhja e informatave rreth sfidave të lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.

Delegacioni është takuar me gazetarë; kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare dhe ambasada të huaja të pranishme në Tiranë; dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Duke biseduar me këtë të fundit, delegacioni është njohur edhe me projektin që Edi Rama kërkon të realizojë në Shqipëri.

Rama kërkon që të mbyllë mediat kritike ndaj tij dhe të bllokojë leximin e medieve të huaja në Shqipëri. Një gjë të tillë e ka bërë Erdogani dhe Kina, të cilat bllokojnë mediat e huaja online që janë kritike ndaj regjimeve.

Këtë gjë kërkon të bëjë edhe Edi Rama në Shqipëri.

Pjesë nga raporti për lirinë e Medias në Shqipëri:

Amendimet e propozuara mbi rregullimin e medias

Koalicioni është thellësisht i shqetësuar nga propozimet e dhjetorit 2018 të qeverisë së Shqipërisë për ndryshime në legjislacionin mbi median në vend, i cili do të krijojë një kërkesë për regjistrim të detyruar të medias në internet dhe do të krijojë një organ administrativ me fuqi për të gjobitur dhe mbyllur median online dhe për të bllokuar median e huaj pa një urdhër gjykate. Ne konsiderojmë se këto masa tentojnë të krijojnë një rregullim shtetëror për median online, gjë që bie në kundërshti me praktikat më të mira ndërkombëtare mbi vetë-rregullimin dhe mund të ketë ndikim të dëmshëm mbi lirinë e shprehjes dhe të informimit dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

Në takimin tonë me kryeministrin, ai na informoi se një version i ri i përditësuar i projektit të amendamenteve do të bëhet publik së shpejti pas kritikave ndërkombëtare. Ai deklaroi se në draftin e ardhshëm, mundësia për mbyllje do të eliminohet dhe gjobat do të jenë shumë më të ulëta se sa ishin në projektin fillestar. Ne i mirëpresim këto ndryshime dhe rikujtojmë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që thonë se “shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrim të detyruar të medias online si parakusht për punën e tyre për shkak se kjo mund të ketë efekt shumë negativ mbi lirinë e medias.” Qeveria duhet të sigurohet që ky legjislacion të jetë tërësisht në përputhje me praktikat më të mira të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe praktikat më të mira të BE-së.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar mbi mungesën në vijimësi të transparencës në lidhje me konsultimet mbi projektligjin, i cili u prezantua përgjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe iu dha një periudhë ekstremisht e shkurtër konsultimi. Ne inkurajomë qeverinë e Shqipërisë të sigurojë që të ndërmerret një proces kuptimplotë konsultimi me gazetarët dhe shoqërinë civile me draftin tjetër të amendimeve.