Skandal, avokati të njohur Altin Goxhaj i vjedhin kartën Visa, rrëfen të dyshuarit

552
Hakerimin e kartave të ndryshme e kemi hasur vitet e fundit, nga të dhënat e dala nga organi i akuzës. Ky rast i bërë publik ka brenda hedh akuza për pushtetarët
Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur ditët e fundit avokatit të njohur, Altin Goxhaj, njëkohësisht aktivist i Shoqërisë Civile. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Goxhaj ka bërë publik vjedhjen e kartës së tij Visa Electron lëshuar nga një vend i BE-së. “Mafia Soros në pushtet vjedh nr e kartës sime visa electron të lëshuar nga një vend i BE!”, shkruan Goxhaj. Më tej ai shton se është në prag të një denoncimi të një skandali të vërtetë që, sipas tij, përkon në kohë me fillimin e Parlamentit të Ri dhe të Qeverisë së re! Goxhaj shprehet, se kartën e ka në përdorim prej pesë muajsh. “Unë e përdor prej 5 muajsh për gjithë shpenzimet e AntiSoros TV dhe tashmë edhe të Populli TV. Siç mund ta dini, nëse jeni kompetent, Nr i Kartës sime Visa Electron që lëshohet nga një Bankë në Evropë është sekret dhe disponohet vetëm nga unë dhe nga vetë Banka në një shtet të Evropës! Nr i kartës dhe çdo e dhënë për të është sekret komercial i mbrojtur nga qindra nene legjislacioni ndërkombëtar dhe konsiderohet si shkalla më e lartë e ruajtjes së të dhënave private në çdo shtet të Evropës! E vetmja rrugë për ta zbuluar këtë numër është ose:
1. Hetim nga institucionet e Drejtësisë në një shtet nga ku është lëshuar ose ku janë kryer transaksione. 
2. Hakerim nga hajdutë dhe kriminelë dhe konsiderohet krim i rëndë kibernetik dhe nuk ka asnjë shans t’i shpëtosh një vendimi me burg!
Në rastin e parë ka një procedurë dhe bllokimi kryhet vetëm nga autoritetet ligjzbatuese që i drejtohen në formë shkresore bankave të nivelit të dytë! Në rastin e dytë konsiderohet një krim i rëndë kibernetik! Sot sapo konfirmova që prej 48 orësh kjo kartë ËSHTË BLLOKUAR pa asnjë procedurë në 8 linja bankomatesh në 8 Banka në Shqipëri ndërkohë kishin harruar një bankë të vogël dhe nga e cila unë sapo kreva transaksionin e fundit për të lënë gjurmë në sistem!”, shprehet Goxhaj. Për të vërtetuar vjedhjen ai ka kryer edhe disa veprime me anë të kartës. “Për dy ditë kam kryer disa transaksione jashtë Shqipërisë dhe në Tiranë! Fillimisht u interesova pranë Bankës në Evropë, e cila më konfirmoi se karta ime është funksionale në çdo vend të BE-së dhe të botës dhe mbi të nuk kishte asnjë bllokim apo ndonjë defekt apo raportim në sistem! Dhe sapo e vërtetova duke kryer 2 transaksione online, një me SHBA dhe një në BE si dhe e përdora për një tërheqje në Bankomatin e një Banke të vogël dhe të re në Shqipëri (që i bie të jetë harruar, pasi ajo disponon vetëm 4 bankomate gjithsej dhe, nga puna si avokat, kam mësuar, se ajo shpesh harrohet sa herë lëshohen urdhra bllokimi).Para 3 orësh u interesova në Prokurori dhe rezultonte që unë nuk jam subjekt i asnjë hetimi dhe Prokuroria nuk ka vepruar në asnjë rast për të siguruar të dhënat e nr tim të Kartës dhe nuk e disponon atë (dhe për pasojë as Gjykata, e cila nuk vepron pa kërkesë të Prokurorisë).
Para 2 orësh u interesova sot në Tiranë në rrugë formale dhe informale në 2 Banka në Tiranë!”, vazhdon ai. 
Çfarë ka mësuar
“Mësova se mafia sorosiane në pushtet ka vjedhur numrin tim të kartës duke konsumuar 3 vepra penale dhe ka nxjerrë lakuriq një të vërtetë të tmerrshme!!! Tani Mafia Sorosiane po ndërhyn në sistemet bankare duke thyer rregullat e sigurisë nëpërmjet IT-ve të Bankave që po përdoren nga Sigurimi i Shtetit i instaluar në Ministrinë e Brendshme dhe që nëpërmjet mashtrimit, vjedhjes së të dhënave personale dhe përdorimit arbitrar të pushtetit ka vepruar aty ku nuk veprohet dot kurrë pa procedurë! Nga të dhënat paraprake janë thyer 3 nivele sigurie!!! Ky akt rrëzon gjithë sistemin e sigurisë bankare në Shqipëri dhe ndodh për shkaqe të mirëfillta politike dhe në rastin konkret implikon një emër të njohur sot në botë: George Soros, i cili në këtë rast është dhe shkaku dhe qëllimi që njerëzit e tij kanë kryer këtë akt të paprecedent!”, shkruan Altin Goxhaj. 
Sigal