“Ndriçuesit nuk ndizen prej 2 vitesh”, s’kanë të sosur hallet e banorëve të ish Kënetës në Durrës

90
Sigal

Ndriçuesit në zonën e ish Kënetës në Durrës janë vënë rreth 2 vite më parë, por banorët thonë se ata nuk janë vënë kurrë në funksion.

Banorja: Dritat nuk janë lidhur asnjë ditë.

BanoriNuk janë ndezur asnjëherë.

Përmbytjet janë problemi pa zgjidhje. Bllokimi i kolektorëve sipas banorëve ua çon ujin në shtëpi.

Banorja: Sa bie shi ne kemi frikë, se deri në shkallë na vjen.

Banori: Kur bie shi , përmbytemi, mbushet e gjithë rrugica me ujë

Asfalti ndalet në rrugën kryesore. Brenda lagjeve, në dimër ka baltë e në verë pluhur.

Banori: Jo si rrugët e qytetit që në një herë në dy vjet, shesin beton.

Ankesa kanë edhe për pastrimin

Banori: I kanë hequr kazanët, nuk ka kazanë për momentin.

Banorët në rrugën “Principata e Arbërit” thonë se ata paguajnë taksa në bashkinë e Durrësit për një shërbime që nuk i kanë patur kurrë.

Banori: Se ku shkojnë këto para që nuk shërbehet qytetarëve nuk e di

Shqetësimet e tyre thonë se kanë rënë në veshin e shurdhët të drejtuesve vendor.

BanoriNuk pyet asnjë për ne.

Kritika kanë për orientimin e investimeve të Bashkisë. Nënvizojnë ndërhyrjet e herë pas hershme në rrugët e qytetit, ndërsa akuzojnë për braktisjen e njerëzve që ende përballen me pasojat e tërmetit

Banori: Këtu bëhen më shumë punë krimi sesa punë pune e punë shpëtimi./Ora News