Petrit Vasili : Lleshaj shporru se kupa u derdh!

260
Sigal

Nënkryetari i LSI, Z. Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin social facebook në lidhje me vrasjen makabër të një të riu të pafajshëm nga efektivi i forcave Shqiponja mbrëmjen që kaloi. Duke e konsideruar një vrasje mizore, Vasili kërkon që përgjegjësia të mbahet edhe nga vetë ministri Lleshaj, të cilit i ka kërkuar të shporret nga posti aktual.

Ja reagimi i plotë i Vasilit :

“Lleshaj shporru, ç’pret më!

Nje 25 vjeçar ekzekutohet pa meshire dhe egersisht ne mes te rruges nga policia.

Lleshaj, qe ka ne pergjegjesi politike policine ka qepur gojen.

Lleshaj qe ka pergjegjesi te renda dhe qe shqyen gojen per te folur gjerat me te kota s’gjen asnje fjale per nje krim makaber.

Tirana ne ate ore qe ndodhi vrasja ishte e boshatisur per shkak te ores policore dhe nuk kishte asnje pengese per policine te merrte masa dhe te izolonte nje rast, qe gjykonte se kishte rrezikshmeri.

Nga kush po mbrohej e kercenohej policia, qe duhej te vriste djalin 25 vjecar??

Policet e Lleshajt zgjodhen te sillen si killer te vertete dhe ekzekutuan te riun 25 vjeçar.

Kufizimet e levizjes lidhen thjesht dhe vetem me pandemine dhe me asnje situate te jashtezakonshme, qe lidhet me tronditje te sigurise dhe rendit ndaj sjellja dhe veprimi i policise eshte nje krim i nje policie,armike te qytetareve, nje policie antiligj.

Policia me deklarata kriminale te njepasnjeshme u perpoq te justifikonte krimin e saj te poshter duke u perpjekur te njolloste 25 vjecarin e shkrete.

E gjithe kupola e policise eshte sot nen akuze per krim te rende dhe SPAK eshte perballe qytetareve te Shqiperise per te treguar se eshte ne krah te tyre apo te krimineleve.

Vija e kuqe eshte shkelur, dhunuar e krininalizuar.

Fryma kriminale e futur nga Lleshaj e ben policine te reagoje kafsherisht ndaj qytetareve kur ju prish banesat, kur ju versulet si shtazë qytetareve qe protestojne dhe nuk kursen as te moshuarit ne histerine dhunes se saj.

Fryma kriminale qe Rama e hedh ne kohe pandemie permes videos se dhunes sic qe manipulimi me Videon e Algjerise duke e paraqitur sikur ndodhi ne Spanje eshte prove e sadizmit shtazarak me te cilin ai dhe frymezon policine drejt dhunes.

Lleshaj hesht, sepse s’ka ç’te thote, krimi eshte aq i madh dhe aq i rende sa nuk lahet dot.

Lleshaj shporru, largohu e bashke me ty dhe modeli i urryer qe prute!

Lleshaj shporru se e ke boll te madhe dhe te hapur llogarine me shqiptaret!

Lleshaj shporru se kupa u derdh!”