Sizmiologët
thonë se lëvizjet sizmike në Itali dhe Greqi mund të prekin edhe Shqipërinë. Në
një intervistë për abcnews, sizmiologu Edmond Dushi shpjegon se vendi ynë
ndodhet në pjesën, ku pllaka tektonike “Euroaziatike” është në kontakt me
mikropllakën “Adria”.
Po cilat janë zonat që mund të
preken nga lëkundjet e tërmetit në Shqipëri? Sizmiologu vizaton në hartë një
segment që prek qytetet Vlore-Lushnje-Elbasan-Diber.
Intensiteti i tërmeteve në Shqipëri
ndryshon nga njëra zonë në tjetrën. “Shqipëria është e ndarë në disa kategori,
flasim me intensitet nga 7-8 ballë maksimale, me përjashtim të disa zonave, që
mund të arrijnë deri në 9 ballë”, thotë Edmond Dushi.
Koha dhe vendndodhja e saktë e një
tërmeti nuk mund të parashikohen. Zona e Apenineve në Itali dhe Janina në
Greqi, gjatë muajit tetor kanë qenë pika të nxehta sizmike, lëkundje tërmeti
janë regjistruar edhe në pjesën jugore dhe qëndrore të Shqipërisë./BW/



















