Organizuan gara shpejtësie në Mullet, shoqërohen 11 persona

117
Sigal

11 qytetarë janë shoqëruar nga policia, pasi kishin organizuar gara shpejtësie në Mullet dhe bënin thirrje në rrjete sociale për zhvillimin e tyre. Gjobat e vëna ndaj tyre varionin nga  15 000 deri në 40 000 lekë të rinj.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Organizuan gara shpejtësie në Mullet dhe bënë thirrje në rrjete sociale për zhvillimin e tyre, Policia Rrugore e Tiranës ndërhyn në kohë duke parandaluar zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Identifikohen dhe shoqërohen në Komisariat, 11 drejtues automjetesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për ndëshkimim e të gjitha shkeljeve të qarkullimit rrugor, që bëhen rrezik potencial për përdoruesit e rrugës, pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve.

Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.