“Situata sa vjen e rëndohet”, gazetari: Sanatoriumi nuk ka më vende, mbi 500 shtretër të zënë në katër spitalet Covid

205
Sigal

Situata nga koronavirusi vazhdon të mbetet problematike në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton  se janë mbi 500 shtretër, që janë të zënë në katër spitalet Covid.

“Situata sa vjen dhe rëndohet në spitalet Cocvid 1, 2 dhe 3. Aktualisht në Sonatarium nuk ka thuajse vende të lira.

Urgjenca është plot. Spitali i ka të rezaurura vendet me pacientë, kuptohet që mund të ketë vende, nëse lirohen shtretër.

Mbi 220 të shtruar janë aktualisht tek Shefqet Ndroqi. Më pak e rënduar është gjendja tek spitali Covid-19, që është spital rikuperimi dhe jo trajtimi. Janë mbi 500 shtretër të zënë në katër spitalet Covid. Sa më shumë pacientë që ka në një dhomë, më i madh është rreziku”, tha Skëndaj.

Më tej, gazetari nënvizon se ministria nuk ka dhënë ende shifra të sakta për pacientët me Covid në gjendje më të rëndë në rrethe.

“Në spitalet rajonale, trajtohen deri 15 raste. Ministria nuk jep shifër për spitalet rajonale dhe as për gjendjen në spitale private dhe sa persona trajtohen në gjendje të rënduar në shtëpi. Prej 14 ditësh, skaneri i Sanatoriumit është i prishur dhe të gjitha rastet që për këtë ekzaminim përcillen për në Infektiv”, u shpreh gazetari Skëndaj.