Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, rrënon familjet e varfëra

388
Sigal

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit po rrënon edhe më shumë familjet e varfëra. Lista e gjatë e borxheve, ka bërë që dyqanet e lagjes t’i refuzojnë çdo ndihmë.

Fatime Gashi nga Durrësi, jeton e vetme me mbesën dhe djalin në një shtëpi me qira në zonën e plazhit në Durrësit. Me të ardhurat që marrin e kanë të pamundur të jetojnë në këto ditë të vështira.

”Paguaj qiranë 160 mijë lekë. Më ka vdekur burri para 20 vjetëve, kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Unë jam vetëm me rrogën e çunit, paguan qiranë, Paguajmë edhe një kredi që kemi marrë për vajzën, se e kemi pas 6 muaj në allci. Jam në një gjendje shumë të vështirë ekonomike, nuk kam asnjë të ardhur, vetë jam pa pension, ndihmë ekonomike s’marr fare, vetëm me rrogën e çunit. Të paguaj qiranë apo kredinë”.

Fatimja i bën apel shtetit që ta ndihmojë që të kalojë për të kaluar këto ditë izolimi.