Sinoptikania paralajmëron rrebeshe në këto zona, ja kur do të rikthehet ‘i nxehti Afrikan’

141
Sigal

Këtë javë mbi vendin tonë jetë mot me kalime të ndjeshme vranësirash, rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante.

Sinoptikania Lajda Porja tha se jeni në kushtet e një klime si në pranverë, ku lagështira në ajër është mëse e pranishme.

Porja bën të ditur se ka një rënie të temperaturave, deri në vlerën 31 gradë C. Ajo paralajmëron rrebeshe në zonat juglindore, kryesisht në qarkun e Korçës, duke thënë se do të jenë në rrezik tokat e mbjella.

Sa i përket stuhive, Porja tha shton se nuk do jenë shqetësuese, dallgëzimi në det nuk parashikohet problematik për lundrimin e anijeve, ndërsa fundjava është ideale për pushime.

Lidhur me valën e të nxehtit afrikan që qarkullon në Evropë, ajo thotë se vendi ynë do i kthehet temperaturave të larta javën e fundit të muajit qershor.