Operacion anti-drogë në Lezhë/ Policia sekuestron sasi të mëdha lëndësh narkotike

209
Sigal

Policia e Lezhës ka vazhduar me operacionet kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Deri më tani mësohet se nga operacioni i zhvilluar, janë sekuestruar plot 50 kg kanabis në një shtëpi e cila ishte lënë e brakstisur.

Operacioni po zhvillohet në fshatin Manati, ndërsa nuk bëhet me dije sesa do të vijojë, por sic duket qëllimi është goditja e grupeve kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.