Basha është peng, të shpëtojmë sa më parë PD, që të shpëtojmë Shqipërinë

181
Sigal

Nga Bujar Nishani

Lulzim Basha deklaroi sot edhe publikisht, atë që kishte bashkëpregatitur prej kohësh me pengmarrësin e tij.

E barazoi Sali Berishën me Edi Ramën !

L. Basha e shpalli atë si të keqen 30 vjeçare të këtij vendi.

Kjo nuk është tradhëti, se edhe tradhëtia apo tradhëtarët e kanë një lloj dimensioni, të lig, por e kanë.

Në modelin e L. Bashës edhe tradhëtia ndihet e fyer po ta krahasosh..

Të gjithë ne, që e kemi denoncuar, kritikuar, kundërshtuar L. Bashën për të gjitha të zezat që ai i ka shkaktuar Partisë Demokratike, kurrë nuk e kemi barazuar atë me Edi Ramën sepse ky i fundit i ka shkaktuar çdo gjëmë këtij vendi, shteti e kombi.

L. Basha i kapur peng prej tij, thjesht ishte kthyer në një asgjesues të alternativës politike duke asgjesuar Partinë Demokratike.

Sot është dita t’u bëjmë thirrje të gjithë atyre deputetëve që ende e ndjejnë se përfaqësojnë vullnetin dhe votën e demokratëve shqiptarë, të distancohen nga projekti ogurzi i rilindjes dhe Edi Ramës, për asgjesimin e Partisë Demokratike, të së djathtës shqiptare, të alternativës politike, të vetë pluralizmit në Shqipëri, për shkak të një pengu!

Të shpëtojmë sa më parë PD që të shpëtojmë Shqipërinë!

Image