Sindikata Europiane e Kontrollorëve solidarizohet me kolegët shqiptarë: Të ndalen sulmet

36
Sigal

Unioni Europian i Kontrollorëve ka reaguar ditëm e sotme në mbështetje të kolegëve të tyre në Shqipëri, pasi këta të fundit kanë hyrë në grevë që nga pasditja e djeshme.Unioni Europian shkruan se kontrolluesit shqiptarë janë në grevë për shkak të stresit gjatë vitit të fundit, uljes së pagave në 70% dhe shkarkimi i 5 prej tyre.Ndër të tjera theksohet dhe takimi i Ministrës Balluku me kontrollorët dhe fakti që nuk u arrit asnjë rezultat.

Në letrën e Unionit të Kontrollorëve Europoianë bëjnë thirrje të ndalen sulmet ndaj kolegëve në Shqipëri.

Letra: 

“Në të njëjtën kohë në Shqipëri, pesë kontrollorë janë shkarkuar sepse, për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të fundit, i përkeqësuar me ulje të njëanshme të pagave deri në 70%, kanë deklaruar paaftësi e përkohshme për shkak të këtyre streseve në përputhje me skemën e të drejtave të kontrollorëve.

Pasi u pushuan nga puna, kontrollorët shqiptarë u mblodhën për të diskutuar, por ndërhyrja e Ministres se Infrastrukturës dhe Energjisë nuk arriti të japë ndonjë rezultat.

ATCEUC dënon injorimin absolut të PANSA dhe Albcontrol. Ata po i vendosin punonjësit e tyre nën stres të jashtëzakonshëm shtesë