Simon Mirakaj: Arqipeshkvia e dioqezës Tiranë-Durrës, kujton 72-vjetorin e meshës së Pashkëve në kampin e çfarosjes Tepelenë

Rrëfimi ekskluziv në Katedralen e Shën-Palit, me rastin e 72 vjetorit të meshës së Pashkëve mbajtur në kampin e çfarosjes Tepelenë. I ftuar nga arqipeshkvia i dioqezës Tiranë-Durrës Arjan Doda. Ishin prezent disa arqipeshk dhe klerik të ardhur nga Roma,dhe disa qytetarë nga Roma.

Dita e fotografise.Kjo foto eshte nga kampi famkeq i internimit Tepelenes. Nga e majta une Katrina (vajza e axhes)e Sokol Miraka(vllai)
Sa kan vuajtur nenat tona duke pare femijet duke u rritur ne kete gjendje.Ato kan qene dhe mbeten ne kujtesen tone HEROINA.Pushofshi ne paqe.

Para se të filloj tregimin tim për kampin e çfarosjes Tepelenë duhet me ba kryq e me lutë ZOTIN me më dhanë forcë me përballu emocionet, sepse kujtesa do të shpalosë ngjarje shumë të dhimbshme e shumë tronditëse. Sidoqoftë e vërteta duhet thanë sado e hidhur apo e dhimbëshme të jetë, sepse ajo i shërben të ardhmes. Në shtatorin e vitit 2014 vendi ynë u vizitua nga Ati i Shejtë Papa Françesku, i cili ndër të tjera tha: “Për vizitën e parë në Europë zgjodha Shqipninë. Nuk e zgjodha si vendin ma të begatshëm po e zgjodha si vendin që ka vuajtur ma shumë nga komunizmi”. Në vitin 2017 unë u ftova në USA në (Ëashington) me rastin e 100 vjetorit të Revolucionit rus për të nderuar viktimat e këtij revolucioni. Kjo konferencë u mbajt në librarinë e kongresit Amerikan ku merrnin pjesë personalitete të politikës si kryeministër, president, historian, ekonomist. Aty u theksua se lufta e dytë botërore shkaktoi 60 milion viktima, ndërsa në kohë paqe komunizmi shkaktoi mbi 100 milion viktima. Vizitën t’ime e pregatiti ish kryetari i Vatrës i ndjeri Dr.Gjon Buçaj dhe anëtari i Vatrës z. Armir Zoto. Ne erdhëm në Kampin e internimit Tepelenë prej internimit në Berat (kala). Në kampin e Tepelenës erdhën edhe nga kampet e internimit Krujë, Cërrik, Kamëz. Ky kamp ishte buzë lumit Bençë. Kampi ishte i rrethuar me tela me gjëmba. Brënda kampit ishin gjashtë gazerma të ndërtuara nga ushtria Italiane në kohën e luftës Italo -Greke. Çdo gazermë kishte 500 veta, krevatët ishin pa ndarje, çdo person kishte 60cm për t’u rrotulluar. Kampi ishte i përbamë nga fëmijët gra dhe të moshuar.

“Fëmijët e moshës 14 vjeç i nxirrnin në punë në mal me mbajtë dru, me mbajtë pleh, me mbajtë gur. Në atë kamp të tmerrshëm vdiqën gjithësej 800 vetë nga të cilët 300 fëmijë. Tre herë i lëvizën varret, herën e fundit qëllimisht komanda e policia e kampit dha urdhrin që varrezat të vendoseshin buzë lumit. Dimrit lumi fryhej nga prurjet, e zhduku dhe varret… Sot të gjithë janë pa varr.”

NOA

Në këtë kamp internimi kishte familje nga gjithë Shqipëria nga Veriu e nga Jugu. Nga mungesa e higjenës e ushqimit çdo ditë pothuajse hapej një varr. Ne fëmijëve na u dha e drejta me vazhdu shkollën në qytet (Tepelenë). E kishim të vështirë, sepse rruga ishte e përpjetë e nuk na mbanin gjunjtë. Nënat nuk kishin çfarë të na jepnin në mëngjes me përjashtim të ndonjë kore bukë, që e kishin hequr nga goja e vet për ne. Na ndihmonin dhe fshatarët duke na dhënë ndonjë cop bukë me pak gjizë. Për hirë të vërtetës dhe ata ishin të varfër. Nuk ka më tmerr sesa me të kërku fëmija bukë e ti të mos kesh mundësinë me i dhanë jo nga paaftësia e saj, por nga imponimi i diktaturës komuniste të instaluar në mënyrë ma të dhunshme. Ne prisnim me gëzim motrat e nënat të ktheheshin nga puna se ato na sillnin manaferra, Gorrica e ndonjë gavetë me hirrë. Natën nuk kishte qetësi se fëmijët si në kor bërtisnin: -o nanë dua bukë e nanat nuk kishin çfarë me ju dhanë veç lotë, që binin mbi fytyrat e tyne e duke lëpi lotët e nanave i zente gjumi. Fëmijët e moshës 14 vjeç i nxirrnin në punë në mal me mbajtë dru, me mbajtë pleh, me mbajtë gur. Në atë kamp të tmerrshëm vdiqën gjithësej 800 vetë nga të cilët 300 fëmijë. Tre herë i lëvizën varret, herën e fundit qëllimisht komanda e policia e kampit dha urdhrin që varrezat të vendoseshin buzë lumit. Dimrit lumi fryhej nga prurjet, e zhduku dhe varret…

“Njerëzit u shpërndanë duke uruar njëri tjetrin për Pashkë. Në kampet e internimit (Lushnje) u arrestuan 50 vetë duke u dënuar me akuza të rënda agjitacion e propogandë. U arrestua dom Mikel Koliqi në moshën 76 vjeç me akuzën si agjent i Vatikanit e se ka pagëzuar një fëmijë. E dënojnë 15 vjet burg. Ne nuk e kemi të lehtë me rrëfye për tragjeditë e shkaktuara nga padrejtësia e diktaturës komuniste, që po të ishte Shekspiri gjallë do i kishte lakmi. Kampi i çfarosjes Tepelenë u mbyll mbas vdekjes së Stalinit”

Sot të gjithë janë pa varr. Nga fundi i muajit mars fillimi i prillit komanda e policisë hapi lajmin se mund të mbahej mesha e Pashkëve. Në kamp kishim pesë priftërinj, Dom.Nikoll Mazreku, pader Jan Gardiani, Padër Zef Hila, Ferdinand Pali padër Vitor Volaj. Priftat lajmin e pritën me gëzim e vendosën që meshën ta mbajë dom Nikolli. Mesha do mbahej te gazerma, që kishte vetëm muret anësore. Ndanë detyrat: Jan Gardiani do krijonte Korin, Ferdinand Palaj, Zef Hila,Vitor Volaj do rrëfenin katolikët. Padër Gardiani mblodhi fëmijët e i porositi të bënin ndonjë tuf me lule, që gjendeshin në kamp. Tridhjetë gra ndër to edhe muslimane pastruan gazermën, disa u morën me gjetjen e ndonjë batanije që do vendosej përpara për të sëmurët, një tjetër gjeti një çarçaf të bardhë si bora për elterin. Gazerma ishte mbushur plot me njerëz. Kishin ardhë dhe musliman. Mbi tavolinë u vendosën tufa me lule. Nja dhjetë ditë para Pashkëve kishte ardhë sapo i dalë nga burgu at.Zef Pllumi, kishte sjellë nja gjashtë kokrra vezë të kuqe dhe teshat e nevojshme për dom Nikollën, që do mbante meshën. Përballë tavolinës u vendosën vezët dhe një tas ku ishin vendosë kore buke të laguna me ujë e sheqer për me i beku. Dom Nikolli hypi në altar e hapi meshën me këto fjalë: “Po çojmë këtë meshë në këtë gazermë të shkatërruar e të nxime, por ne do ta konsiderojmë si katedralen e Shën-Pjetrit, do ta konsiderojmë si ma të madhen katedrale të qytetërimit modern të ndriçuar me dritat më të bukura. Njerëzit shpërthyen në lot e duartrokitje e me duart lart duke ju lutur ZOTIT. Kori që ishte në të djathtë të altarit filloi me këndue kangën e Zojës të Shkodrës. në kor ishin, Gjosho Vasija(i ndjeri), Karlet Luka(i ndjeri), Lek Pervizi , Suzana Topalli ,Elena Merlika, Xhina Mirakaj, Motrat Markagjoni, Motrat Mirakaj, Motrat (vajzat e Nik Sokolit). Zani i tyre hyjnor kumboi deri në qiell.Erdhi momenti me marrë kungimin të cilën e morën dhe muslimanët e pranishëm. Pader Viktor Volaj mori shportën me vezët e Pashkëve që nuk e ditën nga i kishin gjetë e filluan me ja u shpërnda fëmijve, të cilët nuk kishin pa vezë me sy i futën në gojë të paqërume, ju desht nanave të tyne me jau heq nga goja e me jau qërue. Njerëzit u shpërndanë duke uruar njëri tjetrin për Pashkë. Kampi i çfarosjes Tepelenë u mbyll mbas vdekjes së Stalinit. Ne na nisën për në kampet e internimit në Lushnje.

Simon Miraka dhe vllai Sokoli

Jeta ndryshoi nuk kishte të vdekun prej urie, njerëzit filluan me punu sigurisht punë të rënda, por paguheshin për punën që bajshin. Dhuna e terrori vazhdoi deri në shëmbjen e diktaturës komuniste. Në kampet e internimit (Lushnje) u arrestuan 50 vetë duke u dënuar me akuza të rënda agjitacion e propogandë. U arrestua dom Mikel Koliqi në moshën 76 vjeç me akuzën si agjent i Vatikanit e se ka pagëzuar një fëmijë. E dënojnë 15 vjet burg. Ne nuk e kemi të lehtë me rrëfye për tragjeditë e shkaktuara nga padrejtësia e diktaturës komuniste, që po të ishte Shekspiri gjallë do i kishte lakmi.Vuajtjet ma të mëdha i kanë kaluar nanat e motrat tona që ne me të drejtë i quajmë HEROINA. Ne e ndiejmë si detyrim ballafaqimin me të shkuarën duke mendu se ato tregime i shërbejnë konsolidimit të Lirisë e Demokracisë pra i shërbejnë të ardhmes. Ne vazhdimisht kemi deklaru se ne duhet të jetojnë në paqe me njëri tjetrin pavarësisht bindjeve politike. Ne vuajtjet tona nuk ja falim kujt, por kemi pritur që drejtësia ta thotë fjalën e saj. Po e mbyll fjalën time me thirrjen e fjalën e fundit të martirëve të Kishës Katolike që para ekzekutimit thoshin: Rrnoftë Krishti Mbret! Rrëfimi im është marrë nga shkrimet e Gjosho Vasisë, Elena Merlika, Lek Previzit, që kaluan disa vite në këtë kamp çfarosje.