Shtohet ankthi për humbjet e vendit të punës

538
Sigal

ELBASAN/ Tashmë që qeveria e re ka vijuar punë për demokratët ethet e humbjes së vendeve të punës shtohen çdo ditë e më tepër në rrethin e Elbasanit dhe atë të Librazhdit për të gjithë drejtuesit e çdo drejtorie. Çuditërisht ankthi i është shtuar jo vetëm drejtuesve, por dhe punonjësit të thjeshtë të administratës publike në këto dy qytete që nga 23 Qershori e kanë ditur se, nuk do të jenë më në postet që kanë mbajnë prej 8 vitesh. Në ankth më shumë janë punonjësit e thjeshtë që njihen si militantë të PD-së. Shenjat e para erdhën nga Prefekti Shefqet Deliallisi, ku dy ditë më parë i dorëzoi me shkrim kërkesën e dorëheqjes nga posti i prefektit kryeministrit Edi Rama. Në ditët në vijim pritet i gjithë ndryshimi i administratës, ku shumë persona do të humbasin vendet e punës. E vërteta është se, demokratët bëjnë sikur janë të trishtuar për humbjen e Partisë Demokratike, por ajo për çfarë ata janë të trishtuar është frika se u edhi fundi dhe do të dorëzojnë karriget e tyre që i kanë mbajtur për 8 vjet me radhë, thjesht duke qenë militantë apo duke qenë anëtarë të PD-së… dhe jo nga merita e tyre. Sot e gjithë administrata e Elbasanit dhe në Librazhd, duke filluar nga prefektura, qarku, Drejtoria e Tatim-Taksave, Sigurime Shoqërore, Drejtoria e Bujqësisë, Drejtoria e Shëndetit Publik, Ndërmarrja e Pyjores, drejtoria e Zjarrfikëses, spitali, posta, Zyra e Punës dhe Drejtoria Arsimore janë nën tension. Drejtoria Arsimore është dhe më e terrorizuar pasi siç dihet arsimi në Librazhd prej kohësh ka qenë në një kaos të vërtetë pasi 50 % e mësuesve janë pa arsimin përkatës. Ankthi nisi direkt pas fitores së PS-së, sepse shumica e punonjësve që punojnë në këto institucione nuk kanë asnjë ngjashmëri me profesionin e tyre që kërkon vendi i punës që ata mbajnë, por që e lidh me të vetëm partia. Ku tashmë ka marrë fund paaftësia, por që siç flitet do të jenë në krye të këtyre institucione njerëz të aftë profesionistë dhe mbi të gjitha të profilizuar në detyrën që do mbajnë.