Vajza 10-vjeçare mban fjalim në OKB

562
Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë” në Asamblenë e Përgjithshme u zhvillua mbledhja me temë: “Gjinia Shoqërore, Shkenca dhe Zhvillimi i Vazhdueshëm: Ndikimi i Medias”.
Në mbledhjen e zhvilluar në rastin e kësaj dite që është pranuar nga Kombet e Bashkuara me përpjekjet e El-Hashimit në vitin 2015, morën pjesë përfaqësuesit e shumë organizatave civile dhe ndër pjesëmarrësit e Turqisë ishte edhe 10-vjeçarja Talya Özdemir.
Ajo mbajti fjalim në foltore përpara emrave të njohur dhe pjesëmarrësve të shumtë duke u shprehur për vajzat e shkencës.
Ajo e filloi fjalimin e saj me fjalët: “Unë jam krenare për vendin tim Turqinë me një nivel të lartë në kontributin e tyre në zhvillimin e fushave si mjeke, shkencëtare ose fusha të tjera të shkencës. Ajo u shpreh se media duhet të bëjë më shumë lajme në lidhje me suksesin e grave në shkencë dhe vazhdoi duke thënë: “Nga kjo foltore unë dua të bëj edhe një thirrje në lidhje me problemin e grave që janë emigrante duke kërkuar që ato të kujtohen dhe të ndihmohen”
Sigal