Shtesë page 20 – 50% për policët që shërbejnë natën, miratohet vendimi

732
Qeveria ka miratuar vendimin që ndryshon rregullat për kohën e punës dhe të pushimit për Policinë e Shtetit. Referuar vendimit, koha normale e punës/shërbimit për punonjësit e Policisë së Shtetit është 40 orë në javë. Për efekt të llogaritjes së pagës orare muaji llogaritet, mesatarisht, me 174 orë pune. Punonjësit të Policisë i sigurohet një pushim ditor i pandërprerë, prej 11 orësh, para marrjes së shërbimit/punës.

Shërbimet e Policisë, si rregull, organizohen sipas një planifikimi 24 orësh, me turne, nga tetë orë secili. Kohëzgjatja e punës natën nuk mund të jetë më shumë se 8 orë pa ndërprerje. Ajo duhet të paraprihet ose të pasohet me pushim ditor të menjëhershëm.

Punonjësi i Policisë që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare, brenda kohëzgjatjes normale ditore të punës, përfiton një shtesë mbi pagë në masën: 20 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00? 50 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 6:00? 25 % për çdo orë pune të kryer në ditët e festave zyrtare dhe ditët e pushimit javor.

Vendimi specifikon se shtesa mbi pagën, do të paguhet bashkë me pagën mujore, brenda një muaji nga dita kur është kryer shërbimi. Orët shtesë të punës/shërbimit, kompensohen me pushim të barabartë me orët shtesë plus 25 për qind të tyre, kur këto orë janë kryer në ditë të zakonshme pune, apo me orët shtesë plus 50 për qind të tyre, kur orët janë kryer në ditë pushimi, ditë feste apo nga ora 22:00¬ 6:00. Kompensimi me pushim i orëve shtesë të punës dhe shërbimit bëhet brenda 2 muajve nga dita kur janë kryer ato. Në rast të pamundësisë së kompensimit të orëve shtesë të punës/shërbimit me pushim, punonjësi i Policisë kompensohet me shtesë page.

Pushimet vjetore
Punonjësi i Policisë gëzon të drejtën e pushimeve vjetore të paguara, si më poshtë: 40 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Drejtues” deri “Drejtues Madhor”. 35 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Nënkomisar”, “Komisar” dhe “Kryekomisar”. 30 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Inspektor”. Gjatë kryerjes së pushimeve vjetore punonjësi trajtohet financiarisht në të njëjtën masë me pagën që ai merr kur është në punë a shërbim.
Sigal