Emigrantë me gomone drejt Britanisë, zbulohet identiteti i një prej trafikantëve shqiptar

454
Sigal

40-vjeçari Afrim Xhekaliu është një prej shqiptarëve të identifikuar nga mediat britanike, si pjesë e bandës së trafikantëve të cilët u arrestuan në Kanalin Britanik, pasi po tentonin të fusnin në këtë shtet 9 emigrantë shqiptarë të jashtëligjshëm.

Ai do të dalë këtë të premte para një gjykate në Britani, ku pritet të njihet me akuzën e ndihmesës së trafikut të jashtëligjshëm.

Xhekaliu, i cili jeton në Britani, ishte një prej të arrestuarve të së mërkurës në brigjet e Kent, ku autoritetet i erdhën në ndihmë 9 personave, të cilët u gjendën në vështirësi teksa transportoheshin me një gomone.

40-vjeçari ishte një prej 3 personave të arrestuar. Një prej tyre, sipas BBC, po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa për të tretin nuk janë ngritur ende akuzat.

Autoritetet britanike thanë se në gomone ndodheshin 8 burra dhe 1 grua, të cilët i thanë ekipeve të shpëtimit se ishin të gjithë nga Shqipëria.