Shqiptari kapet me kokainë të klasit A në Angli, dënohet 15 vjet burg

181
Sigal

Një shqiptar, 43 vjeç është dënuar 15 vjet burg nga autoritetet britanike, pasi ka pranuar akuzat për trafik kokaine dhe pastrim të parave.

Mediat në Britani shkruajnë se 43-vjeçari me inicialet E.P u arrestua në shtëpinë e tij në Harrou, në kuadër të një hetimi të filluar në vitin 2020.

Hetimet nisën pasi oficerët e policisë analizuan disa mesazhe të shqiptarit në Encrochat, një rrjet komunikimi që përdoret kryesisht nga anëtarët e krimit të organizuar për të planifikuar aktivitete kriminale.

Me pseudonimin ‘veteranbeer’, 43-vjeçari shqiptar  shkëmbeu 14 000 mesazhe në lidhje me shitjen e drogës të klasit A. Mesazhet u gjetën gjithashtu që lidhnin të arrestuarin me një arrestim të mëparshëm, kur një shtetas shqiptar u gjet me katër kilogramë kokainë pas një ndjekje të shpejtë të policisë.

Pas hetimit, ai u akuzua më 11 dhjetor të vitit të kaluar për furnizime të drogës të klasit A ​​dhe pastrim parash. Shqiptari u deklarua fajtor për të gjitha akuzat dhe u dënua të martën nga gjykata me 15 vjet burgim.