Merr flakë makina në Qafën e Vishës në Himarë (FOTO)

390
Sigal

Ka marrë flakë një automjet në vendin e quajtur Qafa e Vishës në Himarë.

Automjeti ka qenë në ecje, kur është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Makina që ka marrë flakë është me targat AB 413 AM.

Ende nuk ka informacion nëse ka të lënduar nga ky incident i rëndë.