Shqiptarët duan të ikin, Pesëfishohen kërkesat për lejeqëndrim të bangladeshasve

149
Sigal

Vetëm në vitin e shkuar 9106 të huaj kanë kërkuar leje qëndrim kryesisht për punësim në Shqipëri.

Mes tyre, peshën kryesore e zënë shtetasit nga Italia dhe Kosova, por rritje me 5 fish kishte kërkesa nga banorët të Bangladeshit. Nga ana tjetër vitin e shkuar 55 mijë shqiptarë lanë vendin e tyre.

Shqipëria është duke njohur një rritje të shifrave të shtetasve që largohen, 55 mijë vetëm vitin e shkuar, dhe nga ana tjetër ka një shtesë dhe të kërkesave të të huajve që vendosen në vendin tonë.

Sipas INSTAT, në fund të vitit 2021, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.921 banorë, duke pësuar rritje me 9,6 % ku pjesën më të madhe e zënë meshkujt.

Vetëm vitin e shtuar ka pasur 9.106 aplikime për leje qëndrimi shifër kjo 18,9 % më e lartë. Të huajt rezidentë me origjinë nga Irani, Italia dhe Kosova përbëjnë numrin më madh të tyre.

Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e deklaruar në institucionet zyrtare. Por ajo çfarë të bën përshtypje është fakti se ka një rritje të ndjeshme të kërkesave nga Bangladeshi me më shumë se pesë fishim.

Nga 28 aplikime për leje qëndrimi në vitin 2020 në 154 brenda 12 muajve.

Nga ana tjetër të dhënat janë në rënie për të huajt e parregullt që kapen në territorin shqiptar.

Pjesën më të madhe të tyre, e zënë të huajt me origjinë nga Siria dhe Afganistani, por edhe nga Bangladeshi e Maroku.