Shqipërisë me pese olimpistë në Lojërat Olimpike Rinore

738
Sigal

Vendi ynë përfaqësohet në “Nanjing 2014” me dy çiklistë, dy atletë dhe një notare

 Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014” që do të zhillohen në Kinë (16-28 gusht) me pesë sportistë, dy çiklistë (Realdo Ramaliu dhe Ridion Kopshti), dy atletë (Eneda Deliu dhe Suad Bashku) si dhe notarja Noel Borshi (me trajner, të mirënjohurin Sadik Mema). Ceremonia zyrtare e promovimit të ekipit kombëtar shqiptar u zhvillua dje (17:00) në resortin e “Te Stela”. Olimpistët rinorë shqiptarë i përshëndeti Kampioni i Europës në Peshëngritje, Erkand Qerimaj. Në ceremoni merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Presidenti Viron Bezhani e Sekretari Stavri Bello, drejtori i Sportve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportve, Vladimir Gjoni, presidentë dhe zyrtarë të federatave të ndryshme, përfshirë ato të Notit me president Agim Çirakun, Çiklizmit me president Skënder Anxhakun dhe Atletikës me president Gjergj Rulin. Në ceremoni mori pjesë edhe Ambasadori i Kinës në Shqipëri. Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, i dorëzoi notares Noel Borshi flamurin kombëtar, duke qenë ajo flamurmbajtësja në parakalimin ceremonial të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Ompike Rinore “Nanjing 2014”. Komiteti Olimpik Kombëtar ka mundësuar grumbullimin e sportistëve për përgatitjen përfundimtare përpara pjesëmarrjes në Lojërat Olimpik Rinore “Nanjing 2014” në mënyrë që ata të përfaqësojnë më të mirën e tyre me rezultatin sportiv. Aktualisht dy sportistët e atletikës Deliu dhe Bashku janë grumbulluar në resortin “Te Stela” dhe po vijojnë përgatitjen e tyre në stadiumin “Qemal Stafa”. Ndërkohë, çiklistët Ramaliu dhe Kopshti duke qenë se Federata Shqiptare e Çiklizmit ka kërkuar që sportistët të grumbullohen dhe vijojnë stërvitjen në Itali, për shkak të kushteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme. Gjithashtu edhe notarja Borshi ka vijuar stërvitjen në Itali, për shkak të kushteve më të mira stërvitore. Çiklistët për shkak të bazës materiale dhe vijimit të grumbullimit, do të nisen direkt nga Italia për në Nanjing.

    Ekipi Olimpik Rinor

 Realdo Ramaliu         Çiklizëm

Ridion Kopshti          Ciklizëm

Francesco Frassi        Trajner

Noel Borshi        Not

Sadik Mema              Trajner noti

Eneda Deliu        Atletikë

Suad Bashku              Atletikë

Gjergj Ruli          Zyrtar

Sabahat Kastrati        Masazhoterapist

Kliton Muça       Staf Administrativ

Presidenti i Notit, Agim Çiraku, i uron suksese notares së talentuar 

 Borshi, flamurmbajtësja e Shqipërisë

 Notarja Noel Borshi është një nga pesë sportistët që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat e Dyta Olimpike Rinore Verore “Nanjing 2014”, të cilat do të zhvillohen në Kinë në datat 16-28 gusht 2014. Shkodrania 18-vjeçarja e lindur në Romë dhe që banon e stërvitet në Itali do të marrë pjesë në 200m flutur, ku vetëm para pak muajsh ajo vendosi kohën me rezultat të lartë 2’21”44, të vendosur më 8 prill 2014 gjatë Kampionati Kombëtar Italian për të Rritur, aktivitet kualifikues i njohur nga Federata Shqiptare e Notit. Noel ka përvojë në garat e mëdha ndërkombëtare, pasi ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore “Londër 2012”, Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013” si dhe në Kampionatin Botëror “Barcelonë 2014”. Gjatë një interviste dhënë për faqen zyrtare të Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Noeli deklaroi se ajo synonte në Kinë të përmirësonte kohën e saj prej 2’21”44. Notarja Borshi ka vijuar stërvitjen në Itali, për shkak të kushteve më të mira stërvitore, ndërkohë që ajo dje ishte në Tiranë në ceremoninë e promovimit të ekipit Kombëtar. Presidenti i Federatës së Notit, Agim Çiraku, i uroi Borshit suksese në garën e saj 200m flutur.

 Dash FRASHËRI