Shqipëria porosit sistemet “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

129
Sigal

Sistemet anti-tank “Javelin” janë ndër më të suksesshmet në botë në luftën tokësore duke rezultuar të jenë edhe tmerri i mjeteve të blinduara ruse tashmë në Ukrainë. Sëfundmi, vendeve që përdorin këto sisteme pritet t’i shtohet edhe Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania prodhuese e këtyre sistemeve Lockheed-Raytheon JV ku krahas Norvegjisë, Letonisë dhe Tajlandës do të prodhojnë “Javelin” edhe për Shqipërinë.

Ndërkohë që situata është tensionuar në Europë me Rusinë që kërcënon me luftë Perëndimin si edhe Serbinë si mbështetëse të politikave të Putinit në rajon, kjo nismë e Shqipërisë duke të jëtë një lëvizje e fortë në drejtim të rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Lufta në Ukrainë, por edhe në Nagorni Karabakh ka treguar se tanket po dalin tashmë nga “moda” duke qënë objektiva që shkatërrohen lehtësisht përmes sistemeve të tilla.