“Kërkojmë pagën e luftës, qeveria nuk e mbajti premtimin”, fasoneritë në Kavajë dalin në protestë

267
Sigal

Qeveria ditët e fundit është shprehur se mbi 100 mijë persona kanë marrë pagën e luftës, por sërish qytetarët po ankohen jo të gjithë kanë marrë ndihmën që u takon.

Sot në Kavajë qindra gra kanë lënë punën në fasoneri dhe po protestojnë për pagën e luftës. Ato shprehen se kanë tre muaj pa u paguar dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

“Kërkojmë pagën e luftës, qeveria nuk e mbajti premtimin për ne, duke na detyruar të dalim sot në protestë, duam atë që na takon, jemi në vështirësi ekonomike,”-tha një protestuese.

Siç shihet dhe nga fotot të gjithë punëtorët kanë dalë në qendër të qytetit.

Ato kërkojnë që të marrin pagën e luftës njësoj si punëtorët e tjerë, pasi janë goditur shumë rëndë nga kriza e COVID-19.