Shqipëria po zbrazet/ Trefishohen kërkesat e infermierëve që duan të largohen jashtë vendit

204
Sigal

Fillimet e pandemisë frenuan disi edhe ikjen e bluzave të bardha mjekë infermierë drejt Gjermanisë për shkak se u vështirësuan lëvizjet, ndërkohë që kërkesa ishte e madhe nga shumë vende të BE.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kenë licensë nga Shqipëria dhe pranë Urdhrit të iInfermierit gjatë vitit 2019 janë pajisur me dokumentacion 419 persona, duke shënuar një rënie gjatë vitit 2020 dhe në vitin 2021 pothuajse është trefishuar kërkesa për të lënë sistemin shëndetësor shqiptar e për tu punësuar në vende të BE.

Por tanimë nuk është vetëm Gjermania preferenca e infermierëve dhe fizioterapistëve shqiptare, pasi shumë prej tyre i janë drejtuar Anglisë pasi ofron pagat më të larta edhe sa Gjermania dhe Italia, e cila i punëson pa i futur më parë në provim. Shumë prej tyre pasi punojnë për pak në vende të BE kalojnë në Suedi dhe Norvegji.

Infermierët dhe fizioterapistët, por edhe radiologët shqiptarë largohen në radhë të parë për paga më të larta, kushte pune më të mira ndërkohë që në sistemin tonë shëndetësor krijohen boshllëqe të cilat mbushen me studentë të cilët sapo kanë përfunduar studimet.