Të tjera lëkundje të forta tërmeti kanë vijuar gjatë natës së kaluar, por edhe në mëngjesin e sotëm. Nga ora 22:27 minuta e mbrëmjes deri sot në mëngjes, janë regjistruar plot shtatë lëkundje tërmeti.
Tërmeti me i fuqishëm ka qenë me magnitudë 3.8 me epiqendër pranë Kepit te Rodonit.
Ky tërmet është pasur edhe nga lëkundje të tjera, ku i fundit sipas Agjencisë më e madhe në botë për tërmetet “EMSC” është regjistruar dy orë më parë, përkatësisht në 06:29 minuta. Nga të dhënat e fundit nuk raportohet për pasoja në njerëz, ndërsa kjo situatë është shoqëruar me frikë tek qytetarët.
