Shqipëria në protestë, Meta: Qeveria të adresojë shqetësimet e qytetarëve! Policia të distancohet nga dhuna

136
Sigal

Ndërkohë që Shqipëria prej tre ditësh është ngritur në protesta kundër rritjes së çmimeve ka ardhur edhe një reagim nga presidenti Meta. Kreu i Shtetit ka adresuar nje mesazh, duke i bërë thirrje qeverisë që të adresojë të gjitha shqetësimet e qytetarëve.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.

Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara” – thuhet në reagimin e Presidentit të Republikës.