Shqipëria mund tё shkasë nё neo-diktaturë. Rama-lideri i dështuar qё kopjon diktatorёt

800
Sigal

Partia Agrare Ambientaliste (PAA), paralajmёron mundёsinё e rikthimit tё neo-diktaturёs nga Rama. Shqetësimi bazohet në paralajmërimet e institucioneve ndërkombëtare dhe së fundmi edhe nga raporti i organizatёs Freedom House me qendër në Uashington. (https://www.zeriamerikes.com/a/freedom-house-shqipria-hapa-prapa-ne-demokraci/5504122.html)

Organizata “Shtëpia e Lirisë” nё raportin e saj shprehet se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, me një risk të lartë të rishfaqjes së krizave politike.

Në këtë raport konstatohet se rënia apo cënimi i lirive politike dhe ekonomike kanë vonuar integrimin në BE, e cila ka bllokuar disa herë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ramaqeveri me arrogancën dhe babëzinë me dështimet saj kanë ushqyer: (i) cënimin dhe kufizimin e lirive demokratike; (ii) korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Me rritjen e borxhit nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare, Ramaqeveri me papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e saj i kanë varfëruar shqiptarët shpirtërisht dhe financiarisht. Në pamundësi për të jetuar të lirë në vendin e tyre shqiptarët po e braktisin Shqipërinë. Reagimi shoqëror anemik ose i munguar.

PAA apelon që të rinjtë, shoqëria civile dhe grupet e interesit të unifikohen në qëndrimin kundër modelit të dështuar të Ramaqeveri. Ky reagim dhe angazhim është një investim publik shumë efektiv për të eleminuar risqet e neo-diktaturave.