Edmond Panariti: Si dhe sa zbatohen protokollet nga autoritetet?

370
Sigal

Ish-ministri Edmond Panariti ka ngritur shqetësimin për situatën që dominon në vendin tonë për shkak të koronavirusit. “Raportimi i rezultateve “negative” false për COVID, e zhvlerëson luftën dhe ushqen përhapjen e koronavirusit te ne!”, shkruan në nisje të shkrimit të tij Panariti.

Postimi i plote

Raportimi i rezultateve “negative” false për COVID, e zhvlerëson luftën dhe ushqen përhapjen e koronavirusit te ne! Çfarë bëjnë autoritetet për ta ndaluar?

Shefi i urgjencës në një prononcim të tij deklaroi se janë konstatuar raste klinikisht pozitive me koronavirus të cilat rezultojnë negative në test.
Ai dha interpretimin e tij për këtë “fenomen” por kjo gjë është e njohur në diagnozën analitike dhe quhet “falso negativitet” i tamponit.
Nëse ky “devijim” nuk kontrollohet dhe verifikohet, ai hedh në erë dhe zhvlerëson të gjithë përpjekjet titanike të mjekëve për të kontrolluar dhe trajtuar virusin korona.

Nëse ky devijim nuk kontrollohet dhe korrigjohet atëhere sipas disa studimeve spitalore 11% e mostrave të pështymës, 27 % e tamponeve të hundës dhe 40 % e tamponeve të fytit japin rezultate të pasakta negative.

Gjë që do të thotë tu japësh pasaportë lëvizjeje personave të infektuar të cilët infektojnë shumë të tjerë.
Se si bëhet kjo, ka protokolle rigoroze procedurale cross – check dhe validimi të rekomanduara nga WHO dhe CDC!
Nisur nga shqetësimi i mjekut të njohur pyetja që shtrohet është : Si dhe sa zbatohen këto protokolle nga autoritetet?