Shqipëria hap dyert për rusët, arabët dhe kinezët

618
Pavarësisht debatit të ndezur politik për lidhjet me Rusinë dhe financimet e padeklaruara të partive politike, qeveria ka vendosur të hapë dyert për shtetasit rusë gjatë sezonit veror. Me një vendim të saj në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka mundësuar ardhjen pa viza në Shqipëri të shtetasve nga Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, Tajlanda, Kina dhe Bahrejni. Qytetarët e këtyre shteteve duhet të udhëtojnë drejt Shqipërisë të pajisur me pasaportë, por do të lejohen të hyjnë pa vizë për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2018. Qëllimi i këtij vendimi duket se është nxitja e turizmit dhe dhënia e mundësisë për të rritur numrin e të ardhurave në vendin tonë. Rusët janë ndër furnizuesit kryesorë të turizmit në Turqi dhe vendi ynë ka përfituar pak nga ardhja e tyre vit pas viti në zonat jugore. Megjithatë, sipas raportimeve të medias, së fundmi është shtuar edhe numri i qytetarëve rusë, të cilët kanë blerë apartamente në qytetet jugore të vendit.
Sigal