Shqipëria, është më e korruptuara në Rajon

 

Shqipëria shënoi regresin më të madh në rajon në perceptimin e korrupsionit në vitin 2020, në raport me vendet fqinjë. “Barometri i Ballkanit” i këtij viti tregoi se, perceptimi për korrupsionin shënoi rritje të dukshme në Shqipëri për të nëntë sektorët kryesorë më 2019, në raport me 2018, ku mbizotëronin ryshfetet nga 13-45 % për të gjitha institucionet.

Sigal

Shqipëria paraqitet me besimin më të ulët ndaj institucioneve. 90 për qind e të anketuarve besojnë se politika  dhe sistemi i drejtësie është i korruptuar. Kjo përqindje është pak më e ulët në rajon. Gjithashtu 80 % e shqiptarëve mendojnë se doganat janë të korruptuara dhe 77% e tyre mendojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar. Si më pak të korruptuarat kudo në rajon paraqiten ushtria, shërbimet fetare, Organizatat Joqeveritare.

Gati gjysma e popullsisë, 45% raportojnë se kanë paguar ryshfet për shërbimet në shëndetësi. Pagesat nën dorë për mjekët ishin më të lartat në Rajon teksa shihet se në vendet e tjera, si Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia  dhe Kosova ky tregues është nga 9 në Maqedoni, në maksimumin 15 % në Bosnjë (shih tabelën e mëposhtme). Një e pesta e popullsisë në Shqipëri ka pohuar se ka dhënë ryshfet ndaj individëve  të gjyqësorit dhe drejtësisë, 16 % kanë paguar dhurata dhe korrupsion për policinë. Në vendet e tjera të Rajonit pagesat e ryshfetit për drejtësinë dhe policinë janë në intervalin e 1-4% të të anketuarve. Shqipëria ka bërë hapa pozitiv vetën në korrupsionin  ndaj shërbimeve bashkiake të cilat nga 13 për qind në vitin 2018,  ranë në 8%  në vitin 2019. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina,  ka rritje të korrupsionit në shtatë nga nëntë  kategoritë. Mali i Zi është në skajin tjetër të shkallës, me më pak raste të regjistruara të ryshfeteve që paguhen në shtatë nga nëntë kategoritë në shqyrtim. Indeksi i korrupsionit u përhap gjerësisht kudo në rajon, duke arritur në 31% më 2019,  nga 26% që ishte me 2018. Ka një rritje të dukshme në perceptimin e korrupsionit ndaj institucioneve. Pjesa  dërrmuese e sektorëve, organizatave dhe institucioneve të shqyrtuara  konsiderohen të korruptuara nga një shumicë dërrmuese e të anketuarve.

Kudo në rajon kriza e besimit në sistemin e sundimit të ligjit rëndon mbi gjyqësorin që konsiderohet i korruptuar nga rreth 80% e të anketuarve, te dytat vijnë për partitë politike (82%).

Në Shqipëri sistemi i arsimit ka marrë një vlerësim me pozitiv për korrupsionin se në vendet e tjera të rajonit.

som me shifra

45%  raportojnë se kanë paguar ryshfet për shërbimet në shëndetësi

80 %  e shqiptarëve  mendojnë se doganat janë të korruptuara

77%  e tyre mendojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

16 %  kanë paguar dhurata dhe korrupsion për policinë

1/5 e popullsisë ka pohuar se ka dhënë ryshfet ndaj individëve të gjyqësorit dhe drejtësisë

13-45 %  ryshfet për të gjitha institucionet