Plagosi një person në Lezhë, arrestohet 40 vjeçari

368
Sigal

Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vrāsje të mbetur në tentativë.

Në pranga ka rënë 40-vjeçari D. R., i cili akuzohet për plāgosjen e shtetasit O. S., më 21 qershor.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës ndalon shtetasin D. R., i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrāsja e mbetur në tentativë”.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.06.2020, në Mabë, ku u plāgos me ārmë zjarri shtetasi O. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, menjëherë ngritën pika kontrolli dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes shtetasi D. R.

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, përdori metoda speciale të hetimit dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera, punës së miroganizuar dhe bashkëpunimit me familjarët u bë e mundur që shtetasi D. R., 40 vjeç, banues në Gjadër, të shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.