Shqipëria, 50 mijë euro ndihmë për përmbytjet në Tetovë

509
Miratohet vendimi për dhënien e ndihmës financiare, nga Qeveria shqiptare, për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në masën 50 000 euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në gusht 2015, në Tetovë.
Sipas vendimit të miratuar sot në mbledhjen e qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, shpenzime korrente, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) eurosh, për t’u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit gusht 2015, në Tetovë.
Sigal