“Shpreh solidaritetin tim për qytetarët e Ukrainës”, Berisha: Dënoj me ashpërsi agresionin rus!

194
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur solidaritetin ndaj shtetit të Ukrainës duke thënë se dënon me ashpërsinë më të madhe agresionin rus.

Berisha shkruan përmes rrjetit të social Facebook se Rusia është armiku dhe rreziku kryesor i paqes në Europë.

POSTIMI I PLOTË:

Nje vendi i lire dhe i pavarur po pushtohet nga Rusia e Putinit, agresori qe dhunon cdo akt, ligj dhe marreveshje nderkombetare.

Shpreh solidaritetin tim me te larte per autoritetet dhe qytetaret e Ukraines dhe denoj me ashpersine me te madhe agresionin e Brezhnjevit te Ri te Rusise, doktrinen e tij te sovranitetit te kufizuar si armikun dhe rrezikun me kryesor te paqes ne Europe. sb