Shpërthimi në Tiranë, makina në pronësi të një ndërtuesi nga Berati (Emri)

52
Sigal

Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë të parkuar në garazhdin e një pallati në fshatin Qesarakë. Mjeti është në pronësi të Saimir Naski, i cili është ndërtues nga Berati.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:40, e policia bën me dije se janë ende të paqarta rrethanat.

Mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor i ngritur pas ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.