Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Modeli vetpropagandistik i Rilindjes: ERTV emeton “lajme”, lideri bëhet pa punuar, por përmes propagandës

67
Sigal

 

Filozofi i jurisprudencës Monteskje, formuloi se shteti i së Drejtes duhet të ketë tre pushtete, të cilët duhet të funksionojnë në pavarësi të plotë, të ndarë e të balancuar.  Filozofi austriak i së  Drejtës Hans Kelzen shtoi, se pushtetet e shtetit i përmbahen parimit të ndarjes dhe funksionimit në mënyrë të pavarur dhe kontrolli i tyre realizohet vetëm nga normat kushtetuese, interpretimin e bën vetëm Gjykata Kushtetutese. Sipas filozofit austriak Rene Marcic, në shoqëritë moderne, ku shteti i së Drejtës është një realitet i besueshëm, duhet të krijohet edhe pushteti i katërt, ai i publikut, që funksionon e realizohet nëpërmjet opinioneve në median e shkruar dhe televizionet. Në post diktaturë, qeveria socialiste me kryeministrin Fatos Nano, bënë përpjekje mbreslënëse për t’ja hequr monopolin propagandistik medias shtetërore, e cila edhe prej traditës moniste, i shërbente kryesisht maxhorancës, dhe u krijua legjislacioni për mediat private. Gazetarëve iu krijua mundësia ta pasqyronin realitetin qeverises, ashtu si ata e perceptonin, dhe opozitës i’u krijua hapësira ligjore që të jetë e barabartë me pozitën në pasqyrimin e aktiviteteve.

Që kur Rama, kryetar i Bashkisë, vendosi që të bëhej edhe kryetar i Partisë Socialiste, ai futi metodën e tij të vetpropagandimit të punës, që bënte, duke përgatitur kaseta nga “propagandistët” e mirëpaguar dhe ” imponimit të mirëpaguareve” për t’i transmetuar ato pa i shkurtuar.

Kur filloi deformimi i këtij parimi?

Që kur Rama, kryetar i Bashkisë, vendosi që të bëhej edhe kryetar i Partisë Socialiste, ai futi metodën e tij të vetpropagandimit të punës, që bënte, duke përgatitur kaseta nga “propagandistët” e mirëpaguar dhe ” imponimit të mirëpaguareve” për t’i transmetuar ato pa i shkurtuar. Prandaj një pjesë e analistëve dhe medias formuluan, se Rama po bëhet lider, pa kontribute politike, por përmes propagandës. Me atë vrull propagandistik erdhi në pushtet më 2013. Sa u bë kryeministër bëri “hapin galop” dhe themeloi në “Selinë e Propagandës”, në kryeministri, stacionin e ri mediatik të emërtuar ERTV, i cili emeton “lajme” për të gjitha mediat kombëtare e lokale. Të gjithë shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë e  kanë ndjekur “rubrikën propagandistike” Gjigandi në terren, ku i shoqëruar nga ministri apo zyrtari i lartë i administratës, parakalon mendueshëm nëpër rrugët e atdheut e duke dëgjuar rrëfimet plot emocion, përshëndet me kokë e fërkon mjekrrën si ” Veziri i Vilajetit”, e pastaj shpërndan çelsat e shtëpive, jep certifikata të regjistrimit të pasurive, ribën premtime e jep habere për dhuratat e Sulltan Erdoganit, dhe populli kënaqet e i shkëlqejnë sytë, kur dëgjon këngën e grupit lab për të madhërishmin që bën spitalin si dhuratë në Fier, për Vilajetin e tij!