Shpërthim tritoli në një ndërtesë në Lezhë

271
Sigal

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e djeshme Lezhën.

Tritoli ishte vendosur në një objekt në ndërtim në pronësi të L. Gj. banues në Tiranë.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën e Shengjinit.

Policia njofton se ka shkuar menjëherë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pista e parë ku po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit të objektit, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë objektit në ndërtim që ishte shënjestër për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Ky ishte shpërthimi i dytë me eksploziv brenda pak orëve, pasi të mërkurën iu vendos tritol një lokali në Shkodër, sërish në mbrëmje dhe mbi të gjitha pranë drejtorisë së policisë.