Nis zbatimi i vendimit, Greqia mbylli sot doganën e Kapshticës

270
Sigal

Pas vendimit të qeverisë greke ditën e djeshme, sot në orën 06:00 të mëngjesit është mbyllur pika doganore e Kapshticës.

Nga sot Kapshtica do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë deri në datën 04.12.2020.

Masa e fortë erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus në veriun e Greqisë, teksa Selaniku është kthyer në shqetësimin kryesor për autoritetet e vendit fqinj.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikëqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës.