Babrru, banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 2-vjeçari

490
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Babrru, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Rasti u regjistrua rreth orës 08:35, në lagjen Shpat. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije  se në banesë gjatë momentit të rënies së zjarrit ndodheshin dy fëmijë të mitur. Për pasojë njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa ende nuk është identifikuar.
Sigal

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen shpëtimin e fëmijës tjetër.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.