Kërkohej për pastrim parash, arrestohet 59 vjeçari Indian

557
Sigal

Një shtetas indian i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij në Indi është arrestuar sot nga policia shqiptare.

I rënë në pranga është shtetasi me iniciale H.P 59 vjeç. Mësohet se ai u arrestua në Rinas në tentavitë për tu larguar nga vendi.

Arrestohet provizorisht një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian: H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi.

Gjykata Patiala House/Neë Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”. Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.”-shkruan policia.