Shpërthim në Tiranë, i hedhin lëndën plasëse lokalit pranë ish-Bllokut

315
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës afër ish-Bllokut, tek Rruga ”Dëshmorët e 4 shkurtit” në Tiranë.

Një lokali në katin e parë të një pallati i është hedhur afër lëndë plasëse e cila ka shpërthyer në orën 03:30.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale teksa Policia po heton këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mëngjesit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.