Shpërthim i fuqishëm në Tiranë pranë sheshit Wilson

106
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën pranë sheshit Wilson pak pas mesnatës.

Bëhet fjalë për lëndë eksplozive të vendosur në derën e jashtme të një dyqani veshjesh, që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shpërthimi i fortë, ka alarmuar banorët, konkretisht në rrugën Sami Frashëri dhe është ndjerë në një pjesë të konsiderueshme të zonës përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.