Shpërthen një makinë në Kamëz, dyshohet për tritol

258
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kamëz rreth orës 10:00.

Shoferi i një makine ka shkelur pultin e automjetit dhe në moment është dëgjuar një shpërthim.

Për fat të mirë, shoferi nuk ka pësuar lëndime.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.