Shpërthen në flakë transfomatori në Gjirokastër, fshatrat mbeten pa energji elektrike

119
Sigal

GJIROKASTËR- Një transformator në fshatin Shën Todhër në zonën e Gjirokastrës ka marrë flakë si pasojë e tensionit të lartë. Transformatori ka shpërthyer duke u përfshirë nga flakët e ka lënë pa energji elektrike banorët e disa fshatrave të Gjirokastrës.

Zjarrfikësit e Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët. Nuk dihet se sa do të zgjasë mungesa e energjise elektrike në fshatra.