Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, dy të plagosur në një familje

521
Sigal

Një bombol gazi ka shpërthyer në një familje në Selenicë të Vlorës, duke lënë të plagosur familjarët. Një burrë 49 vjeç, M.S dhe një grua 42 vjeçe R.S. janë lënduar nga goditja.

Gruaja ka pasur lëndime të shumta ndaj ajo do të niset menjëherë drejt Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të këtij mëngjesi.