Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 38 vjeçari

739

Një shtetas është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet si shpërndarës i lëndëve narkotike të forta në doza të vogla.

Sigal

Leonard Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” u arrestua nga policia pasi kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit  “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut  të Zi dhe “Don Bosko”.

Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  25.4 gramë doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”,  parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.