Shoqata Shqiptare e Bankave në ndihmë të pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 

633
Sigal

Shoqata Shqiptare e Bankave në ndihmë të pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 

Shoqata Shqiptare e Bankave, pas ngjarjeve fatkeqe dhe vdekjeprurëse të ndodhura në 26 nëntor, dëshiron të shprehë solidaritetin e saj për të gjithë qytetarët dhe familjet e prekur nga pasojat.Si një mbështetje konkrete dhe efektive, Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës ka vendosur të dhurojë shumën prej 200,000 (dyqind mijë)Euro, duke depozituar një shumë të tillë në llogarinë speciale të hapur dhe administruar nga Qeveria shqiptare. Kjo shumë është veçmas nga të gjitha kontributet e tjera të kryera nga anëtarët individualë të Shoqatës bazuar në rregullat dhe politikat e tyre.Për më tepër, Shoqata ka pranuar vullnetin e fortë të anëtarëve të saj për të zbatuar një numër masash, bazuar rast pas rasti, me qëllim mbështetjen e të gjithë huamarrësve që janë dëmtuar nga tërmeti. Për këtë qëllim, Shoqata inkurajon të gjitha palët e interesuara të kontaktojnë Bankën e tyre për të marrë informacion dhe udhëzime. Në të njëjtën kohë, Shoqata do të punojë me institucionet përkatëse dhe rregullatorët për t’u siguruar që përfituesit e masave të përmendura nuk do të jenë subjekt i ndonjë ndryshimi në klasifikimin e tyre të ecurisë së shlyerjes së kredisë.Më në fund, Shoqata kujton se, që nga fillimi i urgjencës, të gjitha Bankat kanë hequr dorë nga tarifat dhe komisionet e aplikuara për transaksionin financiar (vendas dhe ndërkombëtar) për transferimin e fondeve në favor të viktimave të tërmetit.Shoqata shfrytëzon rastin, në këtë sezon festash, të uroj për të gjithë qytetarët shqiptarë, dhe veçanërisht për ata që u goditën nga kjo tragjedi, një 2020 më të mirë dhe paqësore!

Albanian Association of Banks in Support of Earthquake Consequences dated 26 November 

The Albanian Association of Banks, following the unfortunate and deadly events occurred on November 26th, would like to express its solidarity to all the Citizens and families that suffered the consequences.As a concrete and effective support, the General Assembly of the Association has decided to donate the amount of Euro 200,000.00 (two hundred thousand),depositing such a sum in the special account opened and managed by the Albanian Government. This amount is in addition to all the other contributions decided by the individual Members of the Association based on their own rules and policies.Moreover, the Association has acknowledged the strong will of its Members to implement a number of measures, based on the individual cases, aimed to support all the borrowers that have been damaged by the earthquake. On this purpose the Association encourages all the interested parties to contact their own Bank for receiving information and instructions. At the same time the Association will work with the relevant Institutions and Regulators to make sure that the beneficiaries of the mentioned measures will not be subject of any downgrade in their creditworthiness classification.Finally, the Association remind that, since the beginning of the emergency, all the Banks waived the fees and commissions applied to the financial transaction (domestic and international) for the transfer of funds in favor of the victims of the earthquake.

The Association takes the opportunity, in this holiday season, to wish to all the Albanian citizens, and especially to the ones hit by this tragedy, a better and peaceful 2020.