Shoferja merr para këmbësoren në Fushë-Krujë

184
Sigal

Gjatë mbrëmjes së sotme, një aksident është regjistruar në Fushë-Krujë, ku për pasojë një këmbësore ka mbetur e plagosur.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, tek Qendra Shëndetësore.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet me drejtuese shtetasen B. S., ka përplasur këmbësoren me inicialet M. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.