Shkrumbohet nga flakët banesa e të moshuarit në Durrës

178
Sigal

Pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç.

Nga raportimet e deritanishme, si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.